Koronavirusi ndan brezat...

Nga A2 CNN
19 Mars 2020, 16:09 | Lifestyle
Koronavirusi ndan brezat...

Një foto e shpërndarë në “Twitter”, nga Chris Page, nga Norwich-i, është bërë menjëherë virale në internet, pasi tregon dramën që ka përfshirë njerëzimin si pasojë e koronavirusit.

Në foto duken gjyshërit, të detyruar të vetizolohen në shtëpi, si më të rrezikuarit nga ky virus, të cilët janë të gëzuar nga një vizitë e nipërve të tyre, por... qëndrojnë të ndarë nga xhami i derës, për të mos i transmetuar virusin njëri-tjetrit, nëse dikush është i infektuar.

Foto, në të cilën pasqyrohet dashuria e gjyshërve për nipërit e tyre, por në anën tjetër edhe trishtimi në pamundësi për t’i përqafuar atë, është shpërndarë dhe komentuar me mijëra herë në rrjetet sociale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos