Bota po përjeton ngjarje që mund të ndryshojnë thellësisht mënyrën dhe standardin e jetesës me të cilin ishin mësuar, por ky ndryshim ishte i pamenduar para disa javësh.
Para makthit koronavirus, në botë jeta shkonte sipas disa trendeve të përcaktuara, që britanikja "The Economist" ka përmbledhur në një studim mbi koston e jetës.
Sipas renditjes së botuar, qyteti më i shtrenjtë në botë në vitin 2019 ka qenë qyteti-shtet i Singaporit, i ndjekur nga Osaka në Japoni, qyteti autonom i Hong Kongut në Kinë dhe Nju Jorku.
Ndërkohë, bën përshtypje vendi i 23-të i Londrës, dhe se në përgjithësi qytetet evropiane kanë patur një regres në renditje, pra janë gjithmonë e më të lira, relativisht me “rivalet” aziatike.
Singapori, qyteti më i shtrenjtë në botë Osaka, Japoni, qyteti më i shtrenjtë në botë Hong Kongu, qyteti më i shtrenjtë në botë Nju Jorku, në vend të katërt
Parisi, qyteti europian më i shtrenjtë, i pesti në botëDamasku në Siri, qyteti më i lirë Tashkent në Uzbekistan, i dyti më i lirë Almaty në Kazakistan, i treti më i lirë Buenos Aires, i katërti më i lirë
Titullin e qytetit evropian më të shtrenjtë e mban kryeqyteti francez, Parisi, i ndjekur nga Zyrihu dhe Gjeneva.
Po të përmbysim këtë klasifikim, do të shohim se qyteti më i lirë nga 144 të marrë parasysh është Damasku i Sirisë, ku janë ende të freskëta plagët e luftës civile dhe betejës kundër ISIS.
Ndjekin, jo pa surprizë, kryeqyteti i Uzbekistanit, Tashkent. Qyteti i Almaty në Kazakistan, dhe një kryeqytet historik si Buenos Aires, ku çmimet kanë rënë në mënyrë drastike nga kriza e brendshme financiare. (A2 Televizion)