
Koronavirusi ka ndërprerë edhe futbollin në Shqipëri. Pasi Federata vendosi dy ditë më parë që ndeshjet të zhvilloheshin me dyer të mbyllura, Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit ka marrë sot vendimin e pezullimit të të gjitha aktiviteteve futbollistike.
Lidhur me të gjitha aktivitetet ndërkombëtare futbollistike, ku edhe Shqipëria është pjesëmarrëse, ditën e martë në orën 13:00, UEFA do të organizojë një video-konferencë me të 55 federatat anëtare për të marrë vendimin lidhur me ecurinë e të gjitha aktiviteteve futbollistike evropiane. (A2 Televizion)