
Infektimi i mbrojtësit italian të Juventus, Daniele Rugani mund të pasojë me një efekt zinxhir në kampionatin italian.
Vetëm 5 ditë më parë bardhezinjtë u përballën me Inter në kampionat, duke bërë që frika tashmë të pushtojë edhe klubin zikaltër.
Inter ka vendosur gjithashtu karantinimin e skuadrës. Klubi zikaltër ka bërë publike nëpërmjet një njoftimi se ka ndërprerë çdo aktivitet dhe nuk do të stërvitet për 14 ditët e ardhshme.
Kjo e bën të pamundur edhe zhvillimin e ndeshjes së Europa League të zikaltërve me Getafen për të paktën 2 javët e ardhshme. (A2 Televizion)