Koronavirusi në Britani, shënohet e shtuna me më pak viktima

Nga A2 CNN
6 Qershor 2020, 21:16 | Bota
Koronavirusi në Britani, shënohet e shtuna me më pak viktima

Mbretëria e Bashkuar njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 204 viktima nga koronavirusi. Kjo është e shtuna me më pak viktima në këtë vend.

Me shifrat e sotme, bilanci total i viktimave në Britani shkon në 40 465.

Pavarësisht rënies, shifrat ditore të viktimave në Britani vijojnë të jenë me 3 shifra, ndërkohë që në Francë, Itali dhe Spanjë, tre nga vendet evropiane më të prekura nga Covid-19, viktimat ditore ka disa javë që janë më pak se 100. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos