1321 raste të reja me Covid dhe 26 viktima në Maqedoninë e Veriut

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2020, 22:14 | Ballkani
1321 raste të reja me Covid dhe 26 viktima në Maqedoninë e Veriut

Vijon të jetë e rënduar situata si pasojë e pandemisë në Maqedoninë e Veriut.

Në buletinin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë mësohet se nga 3836 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit, 1321 prej tyre kanë rezultuar pozitive ose thënë ndryshe 34%.

Gjithashtu 26 pacientë të tjerë kanë humbur jetën me virusin vdekjeprurës.

Në qytetet me më shumë raste ditore kryeson Shkupi me 583 raste e ndjekur nga Kumanova me 100. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos