1295 raste të reja dhe 26 viktima në Maqedoninë e Veriut

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2020, 21:51 | Ballkani
1295 raste të reja dhe 26 viktima në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 3315 testime për Covid dhe prej tyre 1295 kanë rezultuar pozitive.

Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 26 pacientë, ndërsa janë shëruar edhe 429 persona.

Që nga nisja e pandemisë në Maqedoninë e Veriut regjistrohen mbi 43 mijë persona të infektuar dhe 1238 viktima. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos