Koronavirusi në Itali, 53 të vdekur në 24 orë, 759 të shëruar

Nga A2 CNN
7 Qershor 2020, 18:12 | Bota
Koronavirusi në Itali, 53 të vdekur në 24 orë, 759 të

Numri i viktimave dhe i rasteve të reja nga koronavirusi në Itali, janë ulur gjatë 24 orëve të fundit.

Autoritetet shëndetësore kanë raportuar se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 53 persona të prekur me Covid-19, krahasuar me 72 të një dite më parë, duke e çuar numrin total të atyre që humbën betejën me virusin në 33,899. Ndërkohë, rastet e reja janë vetëm 197 dhe në total kanë shkuar në 234,998 të prekur.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 759 persona. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos