Koronavirusi në Itali, autoritetet kryejnë mbi 100 mijë tamponë, vetëm një humbje jete

Nga A2 CNN
29 Gusht 2020, 18:37 | Bota
Koronavirusi në Itali, autoritetet kryejnë mbi 100 mijë

Është ulur me shifra shumë të vogla numri i personave të rinj të infektuar me koronavirus në Itali në 24 orët e fundit.

Autoritetet shëndetësore raportojnë se kanë kryer mbi 100 mijë testime me tampon në ditën e fundit dhe 1444 persona rezultuan të prekur me virusin e ri, krahasuar me 1462 që ishin të premten.

Një person humbi jetën, duke e çuar bilancin total të viktimave nga koronavirusi në 35 473 që nga nisja e pandemisë.

Të infektuarit kanë arritur në shifrat 266.853, prej të cilëve 23,156 janë aktivë. Të shëruarit numërohen mbi 208 mijë duke i shtuar këtu dhe 1322 të tjerët e 24 orëve të fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos