
Ministria e Shëndetësisë në Itali raporton 18.727 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit nga 190 mijë testime të kryera.
Të dhëna në përmirësim vijnë për sa i përket viktimave, ku në ditën e fundit 761 persona humbën jetën nga virusi, në krahasim me 887 që ishin një ditë më parë.
Vijon të ulet numri i personave të shtruar në terapitë intensive dhe repartet e tjera në të gjithë vendin.
Rajoni me numrin më të madh të rasteve ditore vijon të jetë Veneto. (A2 Televizion)