Nuk ka festime për Vitin e Ri, 100 mijë policë në rrugët e Francës për të zbatuar masat

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2020, 16:52 | Bota
Nuk ka festime për Vitin e Ri, 100 mijë policë në

Qeveria franceze nuk ka parashikuar masa më të forta kundër koronavirusit për Krishtlindje, por për Vitin e Ri, ora policore do të nisë që nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit.

Është ministri i Brendshëm, Gérald Darmanin ai që njofton se për respektimin e këtyre masave do të angazhohen në të gjithë vendin 100 mijë policë dhe xhandarë.

“Nuk do të ketë asnjë tolerim”, u shpreh ministri Darmian, duke iu referuar në këtë mënyrë dhe festave klandestinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos