
Shtimi i ndjeshëm i rasteve me koronavirus ka detyruar autoritetet shëndetësore në Itali të shtyjnë disa nga ndeshjet kryesore të Serie A, të parashikuara për t’u luajtur këtë javë.
Kështu, autoritetet shëndetësore në Bologna, nisur dhe nga rastet që janë shënuar mes lojtarëve të dy ekipeve, kanë vendosur të anulojnë ndeshjen Bologna-Inter, e parashikuar për t’u luajtur më 6 janar ora 12:30.
“Është e vështirë të luajmë, po shkojmë drejt ndalimit. Me përhapjen e Covid-it dhe me 8 lojtarë në izolim, autoritetet kanë mbyllur çdo aktivitet”, u shpreh drejtori i shëndetësisë, Paolo Bordon.
Për momentin nuk ka një komunikim zyrtar nga federata italiane dhe nuk dihet ende se kur ky takim do të luhet. (A2 Televizion)