
Edhe në Kosovë vijon në rritje numri i të infektuarve me Covid-19. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, konfirmoi se 13 persona rezultojnë pozitivë dhe 4 nga rastet e reja janë familjarë të ngushtë të pacientit të diagnostikuar me Covid-19 të premten.
Ai kërkoi të reduktohen daljet vetëm në rastet emergjente. Gjithashtu, bëri thirrje që të ndiqen rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të ruhet distanca e sigurisë.
Ndërkohë, sot hyri në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës për pezullimin e fluturimeve nga Aeroporti i Prishtinës. Përjashtim bëjnë linjat e udhëtimit në ardhje vetëm me ekuipazh, por pa udhëtarë që shërbejnë vetëm për largim të udhëtarëve nga Kosova.
Autoritetet e Kosovës kanë bërë dhe dezinfektimin e zonave ku banojnë të prekurit me Covid-19. (A2 Televizion)