Koronavirusi, rekord rastesh ditore në Kosovë

Nga A2 CNN
27 Korrik 2020, 21:10 | Kosova
Koronavirusi, rekord rastesh ditore në Kosovë

Kosova ka regjistruar 276 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, duke shënuar një rekord infektimesh.

Numri total i rasteve pozitive ka arritur në 7,413 pacientë nga 34,720 të testuar.

Gjithashtu, autoritetet shëndetësore të Kosovës njoftuan edhe për 8 viktima.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 153 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4 027. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos