
Qeveria e Kosovës ka miratuar 25 vendime te reja në kuadër të masave për përhapjen e koronavirusi, pas përkeqësimit të situatës dhe rritje së shifrave të të infektuarve në vend.
Kështu, nga ora 22:30 e mbrëmjes deri në 05:00 të mëngjesit, ndalohet qarkullimi i qytetarëve në pjesën më të madhe të komunave, duke nisur nga Prishtina, Prizreni e Peja.
Në të njëjtën kohë, të gjithë qytetarëve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjës do t’iu duhet testi për COVID-19 për të hyrë në Kosovë.
Maskat do të jenë të detyrueshme në të gjitha veprimtaritë jashtë shtëpive, në ambiente publike do të duhet të respektohet distanca fizike prej 2 metrash.
Po ashtu, qeveria ndaloi grumbullimin e më shumë se 5 personave si dhe tubimet publike. Janë ndaluar edhe veprimtaritë rekreative, kulturore dhe sportive.
Sipas vendimit të qeverisë, të lejuara për të qëndruar të hapura janë palestrat, pishinat si dhe sportet individuale ndërsa transporti publik do të duhet të punojë me përgjysmim kapacitetesh sa i përket numrit të udhëtarëve. (A2 Televizion)