Koronavirusi në Kosovë, 165 të shëruar në 24 orët e fundit

Nga A2 CNN
16 Shtator 2020, 15:14 | Kosova
Koronavirusi në Kosovë, 165 të shëruar në 24 orët

Në 24 orët e fundit në Kosovë koronavirusi u ka marrë jetën 3 personave, ndërsa një ditë më parë ishte raportuar për 1 të vdekur.

Ndërkohë, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratorët privatë me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 538 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 76 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 14,839 nga 59,571 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 165 persona. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos