Koronavirusi në Kosovë, 239 të shëruar në një ditë, 3 të vdekur

Nga A2 CNN
17 Shtator 2020, 15:14 | Kosova
Koronavirusi në Kosovë, 239 të shëruar në një

Në 24 orët e fundit në Kosovë koronavirusi u ka marrë jetën 3 personave, po aq sa një ditë më parë.

Ndërkohë, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratorët privatë me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 664 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 43 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 14,882 nga 60,235 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 239 persona. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos