
8 persona humbën jetën në 24 orët e fundit në Kosovë. Nga 472 testuar për Covid-19, 220 rezultuan të infektuar.
Numri total i rasteve pozitive shkoi në 7 mijë e 137, ndër ta 177 persona e kanë humbur betejën me virusin dhe 3 mijë e 874 janë shëruar.
Kryeministri Avdullah Hoti thekson se masat nuk po zbatohen nga qytetarët, por edhe zinxhiri komandues nuk ka funksionuar. (A2 Televizion)