Koronavirusi në Kosovë, 95 raste të reja në 24 orët e fundit

Nga A2 CNN
24 Qershor 2020, 22:40 | Kosova
Koronavirusi në Kosovë, 95 raste të reja në 24 orët e

Rastet e reja me koronavirus në Kosovë vijojnë të jenë në nivele të larta. Vetëm në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka konfirmuar 95 raste të reja, nga 311 testime.

Ndërkohë, numri i personave të shëruar në 24 orët e fundit ishte 24, duke e çuar në 1171 numrin total të personave që kanë fituar betejën me virusin vrarës.

Deri tani, në Kosovë janë prekur me Covid-19, 2363 persona, nga të cilët 40 kanë ndërruar jetë. Shqetësues është fakti se gjatë ditëve të fundit janë rritur rastet e reja, një situatë e ngjashme me atë që është duke ndodhur edhe në Shqipëri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos