Takimi Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë, Thaçi anulon pjesëmarrjen

Nga A2 CNN
24 Qershor 2020, 18:26 | Kosova
Takimi Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë, Thaçi

Hashim Thaçi ka anuluar pjesëmarrjen në Uashington, atje ku ishte parashikuar të mbahej më 27 qershor takimi mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajmi është bërë i ditur nga Richard Grenell, i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi.

“Presidenti i Kosovës sapo na ka informuar se ai ka anuluar vizitën e tij në Uashington, pas njoftimit të bërë nga Zyra e Prokurorisë Speciale. Unë e vlerësoj vendimin e tij për të mos marrë pjesë në diskutime derisa të merret një vendim në lidhje me këto akuza”, shkroi Grenell në Twitter.

Në një tjetër postim, Grenell konfirmon se diskutimet në Shtëpinë e Bardhë të shtunën do të mbahen mes presidentit të Serbisë, Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës Avdullah Hotit.

Prokuroria Speciale publikoi aktakuzat e ngritura ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ku ata akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte.

https://a2news.com/2020/06/24/akuzat-per-krime-kunder-njerezit-ndaj-thacit-dhe-veselit-reagon-presidenti-meta-dhe-haradinaj/
https://a2news.com/2020/06/24/thaci-dhe-veseli-kane-sabotuar-punen-tone-gjykata-speciale-publikon-aktakuzat-ndaj-presidentit-te-kosoves-dhe-kreut-te-pdk/

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos