
Një viktimë dhe 80 raste të reja me koronavirus. Ky është bilanci ditor i pandemisë në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bëri me dije, gjithashtu, se janë shëruar 55 persona, për një total prej 14.460 pacientësh që e kanë mposhtur pandeminë.
Numri total i rasteve pozitive është 16.425 raste, ndërsa ai i viktimave është 650. (A2 Televizion)