Koronavirusi në Kosovë, Hoti: Nuk është kuptuar drejtë mesazhi i hapjes

Nga A2 CNN
29 Qershor 2020, 11:10 | Kosova
Koronavirusi në Kosovë, Hoti: Nuk është kuptuar drejtë

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, Faik Hoti, në një lidhje direkte me “Ditari” në A2 deklaroi se qytetarët nuk e kanë kuptuar drejtë mesazhin e hapjes.

“Kemi 26 të vdekur për 1 milion banorë. Menaxhimi nga personeli shëndetësor është i vështirë aktualisht, por edhe pse shifrat janë rritur, mes qytetarëve ka shumë më pak frikë. Mendonim se hapja do të sillte më shumë përgjegjësi nga ana e njerëzve, por kjo nuk ka ndodhur dhe si pasojë po ngarkohet infrastruktura spitalore”, tha Hoti.

“Aktivitetet kanë nisur punën normale, por kjo duhet të përcillet me rritje përgjegjësie. Mesazhi i hapjes nuk është kuptuar drejtë”, shtoi Hoti.

Sipas tij, “në fillim, infeksioni kishte prekur vetëm disa komuna të vogla, por tani është Prishtina vendi me më shumë të prekur me koronavirus”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos