
Situata nga koronavirusi në Kosovë, duke se po shkon drejt përmirësimit, krahasuar me një javë më parë, kur shifrat ishin relativisht të larta.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se ditën e martë janë shënuar vetëm 6 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 604 numrin total të personave të prekur.
Për fat të keq, 3 persona kanë humbur luftën me koronavirusin duke ndërruar jetë.
Gjatë së martës, 5 persona kanë arritur të shërohen. (A2 Televizion)