Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, 9 të vdekur në 24 orët e fundit

Nga A2 CNN
22 Qershor 2020, 16:12 | Ballkani
Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, 9 të vdekur në 24

Situata nga koronavirusi vijon të mbetet e rëndë në Maqedoninë e Veriut, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 9 persona të prekur me Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë në shtetin fqinj ka bërë të ditur se 5 nga viktimat janë nga Shkupi, 2 nga Tetova, 1 nga Ohri dhe 1 nga Gostivari.

Po ashtu, raportohet se në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 90 raste të reja, pasi janë kryer 665 testime.

Deri tani, në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar 5196 persona të prekur me koronavirus, nga të cilët 247 kanë ndërruar jetë, ndërsa 1974 janë shëruar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos