
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka raportuar një ulje të rasteve nga pandemia e koronavirusit.
Kështu, në 24 orët e fundit u konfirmuan 100 infeksione të reja, krahasuar me 166 që ishin një ditë më parë. Ndërkohë janë raportuar 11 humbje jete, krahasuar me 10 vdekje që u regjistruan dje.
Pas këtij bilanci, numri i përgjithshëm i të infektuarëve nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, që nga nisja e pandemisë shkon në mbi 85 mijë, prej të cilave mbi 16 mijë raste janë ende aktive.
Lajm i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 551 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 66760. (A2 Televizion)