Koronavirusi në SHBA, rezultojnë pozitivë 400 studentë në Kaliforni

Nga A2 CNN
9 Shtator 2020, 08:41 | Bota
Koronavirusi në SHBA, rezultojnë pozitivë 400 studentë

Universiteti Shtetëror i San Diegos (SDSU) në Kaliforni ka konfirmuar gati 400 studentë të prekur me koronavirus që në ditën e parë të sezonit të vjeshtës.

Në faqen e internetit të universitetit bëhet e ditur se 396 persona kanë rezultuar pozitivë. Ndërkohë, deri tani asnjë pjesëtar i stafit nuk ka rezultuar pozitiv.

Në 24 orët e fundit në të gjithë SHBA-në kanë rezultuar pozitivë 26,169 persona, ndërsa 434 kanë ndërruar jetë. Në total, 6,326,791 persona janë prekur deri tani në SHBA me koronavirus, nga të cilët 189,642 kanë ndërruar jetë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos