
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në shtetin e Utah, duke rritur më tej zemërimin te njerëzit për mënyrën e dhunshme të reagimit të oficerëve të policisë.
Sipas të dhënave, një grua njoftoi policinë pasi djali i saj autik po kalonte një krizë dhe vetëm ulërinte.
Agjentët mbërritën në vendngjarje dhe i kërkuan 13-vjeçarit që të ulej në tokë, por ai nuk i dëgjoi dhe për këtë arsye ata e qëlluan disa herë me pistoletë. Tashmë i mituri, Linden Cameron, ndodhet i shtruar në spital me plagë në shpatull, kavilje dhe stomak.
E ëma raporton se gjithçka kishte nisur pasi ajo kishte shkuar në punë dhe i biri kishte pësuar një krizë ankthi nga ndarja.
“Nuk ishte i armatosur, po kërkonte të tërhiqte vëmendjen. Agjentët e policisë kishin mundësinë të ushtronin edhe më pak dhunë”, deklaroi për mediat Golta Barton. (A2 Televizion)