Koronavirusi në Shqipëri, 16 të shtruar në spital

Nga A2 CNN
1 Prill 2022, 16:44 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, 16 të shtruar në spital

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 851 testime nga të cilat 82 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Ndërkohë, fatmirësisht prej ditësh nuk ka persona që kanë humbur jetën, ndërsa 71 janë shëruar.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar.

Raporti i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 851 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 82 qytetarë, në këto bashki:  34 në Tiranë, 8 në Lushnje, 5 në Durrës, Divjakë, Sarandë, 3 në Fier, Himarë, 2 në Lezhë, Delvinë, Kuçovë, Peqin, 1 në Shkodër, Pukë, Kukës, Kurbin, Kamëz, Dibër, Mallakastër, Konispol, Tepelenë, Korçë, Poliçan.

Janë 480 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete. Janë shëruar 71 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,787 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (01 Prill 2022)

Raste të reja ditore           82

Të shëruar në 24 orë        71

Të shtruar në spitale         16

Humbje jete në 24 orë       0

Testime ditore                   851

Testime totale               1,778,617

Raste pozitive                   273,759

Raste të shëruara             269,787

Raste Aktive                            480

Humbje jete                           3,492

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             236

Vlorë               63

Fier                  56

Gjirokastër      34

Durrës              20

Elbasan           18

Berat                14

Shkodër           13

Kukës                9

Korçë                 8

Lezhë                 5

Dibër                  4 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos