Koronavirusi në Shqipëri, 3 të vdekur, 14 persona në gjendje të rëndë

Nga A2 CNN
20 Janar 2022, 18:09 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, 3 të vdekur, 14 persona në gjendje

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 71634 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 2383 qytetarë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 persona të prekur me Covid-19, ndërsa 1754 janë shëruar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos