Koronavirusi në Shqipëri, 30 të infektuar në 24 orë

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2022, 18:29 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, 30 të infektuar në 24 orë

30 persona të tjerë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus në vendin tonë në 24 orët e fundit nga 426 testime të kryera

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 9 persona janë shëruar ndërkohë që rastet aktive janë 183.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 426 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 30 qytetarë, në Bashkitë:

21 në Tiranë, 3 në Fier, nga 2 qytetarë në Durrës, Delvinë, nga 1 qytetarë në Himarë, Sarandë.

Janë 183 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,630 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 10 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore                30

Të shëruar në 24 orë             9

Të shtruar në spitale             1

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       426

Testime totale                   2,012,637

Raste pozitive                      332,407

Raste të shëruara                  328,630

Raste Aktive                             183

Humbje jete                              3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    127

Vlorë                         17

Fier                           12

Gjirokastër                8

Shkodër                 5

Berat.                        5

Durrës.                      4

Lezhë.                        2

Elbasan.                   2

Korçë.                         1 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos