
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar sërish ndaj mënyrës se si qeveria po menaxhon pandeminë e koronavirusit.
Ai ka ripërsëritur se testimi masiv është e vetmja mënyrë për të zbuluar sa thellë është futur virusi në familjet tona. Basha thekson se pa testuar, pa gjurmuar, pa izoluar, pasojat do të jenë shumë të rënda.
“Testimi masiv është e vetmja mënyrë për të zbuluar sa thellë është futur virusi në familjet tona. Pa testuar, pa gjurmuar, pa izoluar, pasojat do të jenë shumë të rënda! KM po fshihet pas një komiteti teknik, me shpresë që njerëzit mos ta shohin se sa i papërgatitur është. Është përgjegjësi e qeverisë që të mbrojë shëndetin e njerëzve, të pajisë me mjetet e duhura ekipet mjekësore dhe të mbajë në këmbë ekonominë. Sulmet kundër opozitës nuk i fshehin dot dështimet e tij”, mbyllet reagimi i Bashës. (A2 Televizion)