Shqiptarët e bllokuar në kufi, Skëndaj: Asnjë azilkërkuesi nuk mund t’i kufizohet e drejta e lëvizjes

Nga A2 CNN
6 Prill 2020, 09:49 | Aktualitet
Shqiptarët e bllokuar në kufi, Skëndaj: Asnjë

Erida Skëndaj, nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, foli në A2 mbi situatën e krijuar në kufirin me Greqinë, ku prej ditësh po qëndrojnë të bllokuar emigrantë shqiptarë, që duan të kthehen në atdhe.

Skëndaj theksoi se edhe azilkërkuesve nuk mund t’u kufizosh të drejtën e lëvizjes. Kjo është në shkelje të lirive, tha Skëndaj.

https://a2news.com/2020/04/06/mbyllja-e-kufijve-shqiptaret-vijojne-te-qendrojne-te-bllokuar-ne-kapshtice/

“Konventa evropiane parashikon kufizime edhe sa i takon edhe lirisë së lëvizjes, por problemi i krijuar me shtetasit shqiptarë kërkon një interpretim më të gjerë. Në radhë ta parë, nuk ka asnjë siguri që këta shtetas janë mbartës të virusit. Së dyti, në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme, këto kufizime nuk duhet të prekin thelbin e lirive dhe të drejtave.

Në vlerësimin tim, mendoj se këta shtetas nuk duhet të privohen të futen në vendin tonë. Nuk më duket humane dhe e drejtë, por mbi të gjitha cenon thelbin e lirive. Ata mund të jenë në kushte shumë të vështira ekonomike. Asnjë azilkërkuesi nuk mund t’i kufizohet e drejta e lëvizjes”, u shpreh Skëndaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos