Koronavirusi në Shqipëri, BE: Të gatshëm për mbështetje

Nga A2 CNN
11 Mars 2020, 12:31 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, BE: Të gatshëm për

Zyra e Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar në lidhje me koronavirusin në vendin tonë. Me anë të një statusi në Twitter, thuhet se BE po punon në të gjitha drejtimet për të trajtuar shpërthimin e COVID-19.

Po ashtu, BE thekson se është në kontakt të ngushtë me qeverinë.

“BE po punon në të gjitha drejtimet për të trajtuar shpërthimin e COVID-19, përfshirë koordinimin e veprimeve të shteteve anëtare &mobilizimin e ndihmës financiare. Jemi në kontakt të ngushtë me qeverinë, të gatshëm për të mbështetur përpjekjet për një përgjigje të koordinuar”, mbyllet postimi.

A2 CNN Livestream

Latest Videos