Koronavirusi në Shqipëri/ Karantinë në çdo burg, biseda në "Skype" me familjarët

Nga A2 CNN
10 Mars 2020, 19:19 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri/ Karantinë në çdo burg,

Të gjitha burgjet e vendit kanë ngritur një sistem karantine për të penguar depërtimin e koronavirusit në qelitë e të dënuarve. Kësaj mase do t’i nënshtrohen të gjithë personat që shkojnë rishtaz në burg si të dënuar apo të paraburgosur.

Ndër masat që po zbaton Ministria e Drejtësisë për parandalimin e përhapjes së virusit në burgje është edhe kufizimi i takimeve të të dënuarve me familjarët.

Sipas Shehit, të gjithë familjarët apo avokatët që kërkojnë takim me të burgosurit, do t’i nënshtrohen kontrolleve shëndetësore, si edhe do të shmanget çdo kontakt fizik i tyre me personat e izoluar.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos