Koronavirusi, Rama: Secili duhet të kontribuojë në këtë luftë botërore, të bashkojmë ekspertët

Nga A2 CNN
10 Mars 2020, 15:44 | Aktualitet
Koronavirusi, Rama: Secili duhet të kontribuojë në këtë

Pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri Rama doli në një konferencë për mediat, ku u shpreh se secili duhet të kontribuojnë në luftën kundër koronavirusit.

“Secili duhet të kontribuojë në një luftë, që sot është një luftë botërore, përballë një virusi të panjohur. Pra, dëshiroj t’ua përcjellë të gjithë mesazhin se thirrja për të kufizuar kontaktet fizike, nuk është një predikim në ajër, por buron nga këshilla numër një e OBSH-së. Vendosëm të mbyllim shkollat, kopshtet, universitetet, jo për t’iu dhënë vajzave dhe djemve tanë dy javë pushim për t’u mbledhur në disko, si në kohë të zakonshme, sepse kjo është një kohë lufte, të cilën bota duhet ta fitojmë, ne do ta fitojmë”, tha Rama.

Rama u bëri thirrje mediave të shmangin lajmet e rreme. “Në këtë moment, kur jemi në fillimin e kësaj lufte, ftoj të gjitha mediat të mos abuzojnë me lajmet, por të ndërgjegjësohen. “Kjo nuk është nga ato betejat e radhës, por kjo është një luftë. Këtë e kemi ne në dorë, me zbatimin e këshillave të vogla në dukje, por në fakt thelbësore”.

Më tej, kryeministri u shpreh se Basha dezinformoi opinionin, duke thënë se janë shpërndarë maska të skaduara. Ai theksoi se ekspertët duhet

Më erdhi shumë mirë kur kryetari i opozitës mbajti një fjalë, që nuk ishte as më shumë e as më pak, por si vëllezërit dhe motrat në të gjitha vendet që janë në luftë, por sot ndryshoi gjithçka. Ndryshoi duke nxitur panik përmes dezinformimit. Shqipëria nuk është kaq e madhe dhe nuk ka kaq shumë ekspertë dhe të ndahet në kaq task-forca. Ekspertët e këtyre task forcave të bashkohet me autoritetet. Maskat kanë ardhur në Shqipëri si dhuratë nga një fondacioni i quajtur “Bijtë e Shqipes”, nga Kanadaja. Janë ndaluar në doganë sepse ka pasur një regjim doganor edhe për materialet dhe dhuratat me natyrë humanitare. Ishin të destinuara për një shoqatë bamirësie, e cila pas thirrjes së autoriteteve nuk u paraqit për të shlyer detyrimet. Nëse këto maska do të ishin të rrezikshme dhe nëse skadenca do të implikonte gjë tjetër, këto maska nuk dilnin dot nga kufijtë e Kanadasë dhe nuk përshkonin oqeanin për të ardhur në Shqipëri”, tha Kryeministri.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos