Kukës, dërgohen maska e doreza në Morinë

Nga A2 CNN
10 Mars 2020, 16:00 | Aktualitet
Kukës, dërgohen maska e doreza në Morinë

Drejtori i Policisë Kufitare, Zija Sula, për qarkun e Kukësit, bëri thirrje për ndërmarrjen e masave mbrojtëse ndaj koronavirusit, në pikat e kalimit kufitar. Më herët, ai u shpreh: “Kemi marrë vetëm 80 maska dhe asnjë masë tjetër nuk kemi të garantuar si strukturë.”

Menjëherë pas apelit të bërë për këtë problematikë, ka reaguar prefektura e Kukësit, duke dërguar maska dhe doreza për punonjësit e pikës kufitare të Morinës.

Të gjithë punonjësit janë pajisur me mjete mbrojtëse, si dhe ka nisur dezinfektimi i ambienteve të punës. Mjete mbrojtëse janë shpërndarë edhe në pikat e tjera të kalimit kufitar në territorin e qarkut të Kukësit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/03/10/kukes-mungon-dezinfektimi-ne-doganat-e-qarkut-nuk-ka-pajisje-mbrojtese/

A2 CNN Livestream

Latest Videos