Koronavirusi në Shqipëri, Mjeku: Sëmundje pa trajtim dhe pa vaksinë. Parandalimi, shumë i rëndësishëm

Nga A2 CNN
11 Mars 2020, 22:40 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, Mjeku: Sëmundje pa trajtim dhe pa

Mjeku epidemiolog Fabian Cenko, i ftuar në studion e “Ditari” në A2, deklaroi se vendi ynë duhet të ketë një strategji parandalimi të dyfishtë për koronavirusin, duke qenë se bëhet fjalë për një sëmundje “pa trajtim dhe pa vaksinë”.

“Po flasim për një sëmundje që nuk ka trajtim dhe nuk ka vaksinë. Në këtë rast, parandalimi merr një rëndësi shumë të madhe. Strategjia e parandalimit duhet të jetë e dyfishtë: kufizimi i çdo takimi social dhe ndjekja me shumë rigorozitet i të gjitha rasteve të konfirmuara. Çdo person i sëmurë duhet të kapet sa më shpejt nga sistemi”, tha Cenko.

“Por, nga ana tjetër, virusi sillet në një mënyrë që nuk duhet të na trembë shumë. Një përqindje e personave nuk tregon fare shenja, 80% e rasteve mund të jenë të lehta ose të moderuara dhe një përqindje e vogël mund të kenë manifestime të rënda dhe kërkojnë trajtim intensiv”, shtoi mjeku.

Sipas tij, personat “që kanë ardhur nga Italia nuk duhet të dalin, por edhe të gjithë personat që e kanë marrë sëmundjen nga ata, duhet të vetizolohen”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos