
Kryeministri Edi Rama njoftoi se po shihet mundësia e ndalimit të transportit urban, si një masë për të ndalur përhapjen e koronavirusit në vendin tonë.
“Jemi duke vlerësuar për nesër ose në ditët në vijim edhe ndalimin e transportit urban në Tiranë dhe Durrës. Pse në Tiranë dhe Durrës janë këto masa më të forta dhe pse themi fillimisht në Tiranë dhe Durrës? Sepse nuk jemi ne të parët që përballemi me këtë sfidë. Kemi eksperiencë të vendeve të tjera. Kemi modele statistikore të ndërtuara mbi këtë eksperiencë. E kemi shumë të qartë se çfarë duhet të bëjmë hap pas hapi. Ne nuk e ndalim përhapjen e virusit, por ka shumë rëndësi se si ndërton sistemin mbrojtës. Këto masa janë sistemi ynë mbrojtës”, tha Rama. (A2 Televizion)