
Drejtoritë vendore të shërbimeve me publikun duket se nuk kanë marrë masat e nevojshme për zbatimin e kushteve parësore mbrojtëse kundër përhapjes së koronavirusit.
Nga një vëzhgim i A2, në disa prej qyteteve kryesore në vend, është vërejtur se masat parandaluese nuk janë marrë të plota dhe në shumë vende nuk respektohet mbajtja e distancës, ka grumbullime të njerëzve në ambiente të mbyllura dhe në disa raste punonjësit nuk janë të pajisur me maskë apo doreza.
Përkundër rekomandimeve të dhëna nga Ministria e Shëndetësisë, por edhe nga qeveria, për kalimin e shërbimeve publike “online”, një gjë e tillë të paktën në këto ditët e para të masave, nuk po reflektohet. (A2 Televizion)