
A2 vëzhgoi disa nga zonat me dendësi të lartë të bar-eve në Tiranë. Klientët nuk mungonin, distancat e sigurisë, po.
Siç duket nga pamjet, lokalet nuk kanë bërë rrallim të tavolinave, por fakti nuk kishte shqetësuar as ata për të cilët rituali i “të pirit një kafe” është më i fortë se druajtja nga infektimi.
Grumbullimet kokë më kokë, kur e kundërta kërkohet në këto ditë, nuk ndodhin vetëm në kafene. Për disa të moshuar, “virusi” i dominosë është më i forte se vetë koronavirusi.
Në kuadër të moslejimit të grumbullimeve masive në ambiente të mbyllura apo të hapura, Policia e Shtetit njoftoi mbylljen e më shumë se 500 lokaleve në të gjithë vendin, si edhe dhjetra palestrave, diskove e pub-eve. (A2 Televizion)