Me anë të një postimi në Twitter, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë të ditur se janë mbyllur zyrat lokale të bashkisë.
“Në punë, vetëm stafi i nevojshëm për situatën emergjente! Shërbimet do të vijojnë online përmes portalit http://e-albania.al dhe aplikacionit ‘TiranaIme’ nga http://tirana.al”, ka bërë të ditur Erion Veliaj.
Po ashtu, si pjesë e masave parandaluese ndaj COVID-19, janë pezulluar edhe aplikimet për dokumente biometrike dhe pritja e qytetarëve në ZSHQ, përjashto kallëzimet në polici. (A2 Televizion)