All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Koronavirusi në Shqipëri, piku i infektimeve nuk është arritur ende

Nga A2 CNN
20 Korrik 2022, 16:13 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, piku i infektimeve nuk është
All - Paragraf - 1

Piku i infektimeve nga nënvarianti Ba5 ende nuk është arritur. Ekspertët e Institutit të Shëndetit publik deklarojnë se kurba e pozitivitetit nga COvid-19 do të vijojë ngjitjen edhe për dy javët e ardhshme.

Mesi i muajit gusht parashikohet të shënojë kulmin e infektimeve nga kjo valë e koronavirusit. Megjithatë epidemiologët konstatojnë se rastet e rënda nga Ba5 janë shumë më të ulëta në raport me infektimet ditore.

All - Paragraf - 3

Ashtu si në çdo valë të koronavirusit, Tirana kryeson për numrin më të lartë të infektimeve ditore. Rritja e të prekurve është vënë re në 50 bashki përfshi dhe zonat bregdetare ku ka popullsi të shtuar nga sezoni turistik.

Ekspertët vijojnë thirrjet për kryerjen e dozës së tretë dhe të katërt të vaksinës anti-Covid për të parandaluar format e rënda të sëmundjes dhe rrezikun nga mutacionet e tjera në vjeshtë e dimër. Këtë periudhë, Ministria e Shëndetësisë vendosi të shtrijë procesin e vaksinimit edhe në plazhe duke e ofruar vaksinën anti-Covid në 20 qendra shëndetësore verore. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos