Koronavirusi në Shqipëri, Rama: Do të detyrohemi të mbyllim baret dhe restorantet

Nga A2 CNN
11 Mars 2020, 14:47 | Aktualitet

Me anë të një postimi në Facebook, kryeministri Rama bëri të ditur se, “si pasojë e shkallës së ulët të vetëdijes së shumë qytetarëve, detyrohemi të mbyllim restorante dhe lokalet në Tiranë dhe Durrës.

Por pak minuta më pas, ai e modifikoi postimin në Facebook, duke shkruar se “do të detyrohemi të mbyllim të gjitha restorantet, baret, klubet, në Tiranë dhe Durrës fillimisht”.

“Kjo nuk është kohë pushimesh dhe argëtimesh jashtë shtëpisë, po kohë lufte dhe kjo luftë fitohet vetëm duke kufizuar lirinë tënde, duke ndryshuar rrënjësisht mënyrën e jetesës dhe duke ruajtur familjen tënde nga kontaktet e tua me jashtë! Frikë aspak, kujdes po! madje shumë fare!”, shkruan Rama më tej. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos