Viktima e parë nga koronavirusi, Basha thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë

Nga A2 CNN
11 Mars 2020, 14:08 | Aktualitet
Viktima e parë nga koronavirusi, Basha thirrje qytetarëve të

Kryetari i Partisë Demokratike ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë me mjekët dhe të tregojnë nëse kanë ardhur nga Italia, pas dhënies së lajmit për viktimën e parë nga koronavirusi.

Pasi ngushëlloi familjarët e viktimës nga Durrës, kryedemokrati ngriti dhe njëherë rëndësi e vetëizolimit të personave të kthyer nga Italia për të shpëtuar veten dhe të tjerët

“Rastet e qytetarëve të ardhur nga Italia dhe që janë mbartës te koronavirusit po shtohen. Kjo e bën shumë më të rëndësishëm rritjen e kujdesit, e, në veçanti, bashkëpunimin e gjithsecilit prej nesh me mjekët dhe stafin shëndetësor. Në të kundërt rrezikojmë veten, familjen, të afërmit dhe miqtë.

Bashkëpunoni me mjekët dhe jini transparentë, tregoni menjëherë nëse keni ardhur nga Italia, nëse keni pasur kontakte me persona në zonat e prekura nga virusi. Nuk është turp të prekesh nga koronavirusi, e rrezikshme për veten dhe të tjerët është ta mbash të fshehtë mundësinë e infektimit. Një pakujdesi e tillë rrezikon edhe infektimin e mjekëve e stafeve mjekësore.

E di se shumë prej jush që vini nga zona të prekura apo që keni qenë në kontakt me persona të prekur, e konsideroni të vështirë vetëizolimin për 14 ditë. Por vetëm kështu ju mund të ndihmoni veten dhe të tjerët”, shkruan Basha në rrjetet sociale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos