Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka shkuar në 400 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv 17 raste, ndërsa janë kryer 236 teste. Deri tani kanë ndërruar jetë 22 persona, ndërsa 154 janë shëruar. Në përditësimin e fundit të të dhënave, drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, tha se në total janë testuar për virusin 2989 persona. Te spitali Infektiv dhe te COVID-2 në Senatorium po kurohen 58 të infektuar. Fico ripërsëriti thirrjen për zbatim të rregullave dhe mbajtjen e distancës. (A2 Televizion)
Koronavirusi në Shqipëri, shkon në 400 numri i personave të prekur
