Dy persona që udhëtonin me motor hodhën veten në erë pranë ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tunizi, duke vrarë një polic dhe plagosur disa të tjerë.
Shpërthimi u regjistrua pranë derës kryesore të misionit diplomatik amerikan, nga i cili u dëmtua rëndë një makinë policie që qëndronte pranë saj.
Ministria e Mbrojtjes konfirmon se nga sulmi kamikaz i dy miliantëve, 5 policë të tjerë mbetën të plagosur ndërsa një civil u lëndua lehtë.
Pas ngjarjes shumë rrugë kryesore u bllokuan nga autoritetet si dhe u evakuuan punonjësit e disa institucioneve ndërkombëtare. (A2 Televizion)