
Qindra mësues dhe staf mbështetës në SHBA morën pjesë në protesta në 35 distrikte të ndryshme të SHBA në lidhje me çështjen nëse duhet të rifillojë apo jo mësimi në klasa në një kohë kur shumë shtetë po shënojnë rritje të mëdha të numrit të personave të prekur me koronavirus.
Mësuesit kërkojnë që mësimi në klasa të rifillojë kur të dhënat shkencore ta mbështesin këtë gjë dhe kërkojnë protokolle të forta sigurie, ulje të nxënësve në klasa, vendosjen e testimeve dhe infermerëve në institucionet arsimore.
Në Milwaukee, shoqata e mësuesve që kishte dalë në protestë mbante në duar gurë varri false në të cilat shkruhej “Këtu prehet një nxënës i klasës së tretë që u infektua me Covid në shkollë”, apo “Pusho në paqe gjyshe! U infektua me Covid ndërsa ndihmonte nipërit me mësimet”. (A2 Televizion)