Koronavirusi, Rama: Shmangni sa më shumë telebroçkullat që ushqejnë panikun

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2020, 17:17 | Aktualitet
Koronavirusi, Rama: Shmangni sa më shumë telebroçkullat që

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje shqiptarëve që të shmangin lajmet që përhapin panic dhe të ndjekin këshillat e thjeshta të miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Nuk ka vend për panik! Ju lutem, ndiqini këshillat e thjeshta të miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe shmangni sa më shumë telebroçkullat dhe dixhidokrrat që ushqejnë ankthin e panikun. Deri në këtë moment që komunikojmë nuk kemi asnjë rast të koronavirusit, por nëse në ditët a javët në vijim do të duhet ta përballim, jini të sigurtë se do ta kalojmë edhe këtë flamë. Së bashku”, shkruan Rama në Facebook. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos