Forcat e Armatosura janë parë pasditen e sotme në çdo lagje të Tiranës për të monitoruar, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, respektimin e rregullave nga qytetarët, në vijim të situatës së krijuar nga koronavirusi.
Për çdo qytetar që do të konstatohet se nuk respekton oraret dhe rregullat e vendosura, tashmë të bëra publike, do të veprohet përmes masave administrative përkatëse të publikuara ditët e fundit. (A2 Televizion)