
Rriten infektimet nga koronavirusi te fëmijët. Mjekët konstatojnë transmetim të lartë të Covid-19 te kjo grupmoshë, veçanërisht te nxënësit e shkollave.
Ndryshe nga të rriturit, shenjat e sëmundjes te fëmijët ngatërrohen me virozat e stinës. Tamponi përcakton llojin e sëmundjes. Mjekët kërkojnë nga prindërit të izolojnë fëmijët, pavarësisht shenjave të lehta.
Ndërsa vetë fëmijët duhet të jenë më bashkëpunues në respektimin e masave. Mjekët tregojnë se deri tani prindërit nuk kanë shfaqur interes për vaksinimin anti-Covid të fëmijëve dhe as për kategoritë që kanë sëmundje të tjera shoqëruese.
Aktualisht, në Spitalin Infektiv të pediatrisë janë të shtruar vetëm 7 fëmijë me komplikacione nga koronavirusi. Pjesa më e madhe e fëmijëve të infektuar trajtohen në shtëpi, për këtë arsye edhe shumë klasa në shkolla të ndryshme të vendit janë mbyllur dhe mësimin e zhvillojnë online. (A2 Televizion)